Me moton “Të mbajmë maskën & distancën! #TëRuajmëShëndetin”, aktivistët e Forumit Rinor të Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, vendosën pllakata në formë të maskës nëpër lokacionet më të frekuentuara të Preshevës.

Kjo fushatë ndërgjegjësimi u ndërmorr nga aktivistët e FR të PVD – së duke pasur si brengë numrin e shtuar të rasteve me Covid 19, ku vetëm gjatë një muaji janë shënuar mbi 100 raste pozitiv me këtë pandemi.

Me këtë rast, Forumi Rinor i PVD-së fton të gjithë qytetarët e komunës së Preshevës për kujdes të shtuar ndaj pandemisë globale Covid 19.

Preshevë, 02 dhjetor 2020
Shërbimi për Informim i
Partisë për Veprim Demokratik

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme