Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Barcelona dhe Ajax kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit Frenkie de Jong, i cili do të bashkohet me klubin katalanas nga 1 korriku i vitit 2019. Kostoja e operacionit të transferimit është 75 milionë euro, plus 11 milionë bonuse të mundshme. Lojtari do të nënshkruajë një kontratë për pesë sezonet e ardhshme, deri në edicionin 2023/24. FC Barcelona Presidenti Josep Maria Bartomeu dhe Oscar Grau u përfshinë personalisht në mbylljen e marrëveshjes në Amsterdam. Kush është De Jong? Ai ka lindur më 5 maj 1997 në Arkel (Holandë), dhe Frenkie de Jong është një nga talentet më premtuese të Evropës. Holandezi e filloi në akademinë Ëillem II, por pas vetëm një viti erdhi te Ajax, i cili e nënshkroi në vitin 2015. Frenkie de Jong mund të luajë si mesfushor mbrojtës apo sulmues. Mesfushori i bashkohet emrave të mëdhenj holandez që kanë bërë histori me Barcelonën si Johan Cruyff, Ronald Koeman, Patrick Kluivert, Frank de Boer e shumë të tjerë. Ai do ta gjejë te Barcelona edhe shokun e skuadrës që e kishte te Ajax, Jasper Cillessenin. Like 0