Për të marten (19 korrik), kryetari i Kuvendit komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, ka ftuar seancën e tretë me radhë.
Në mesin e 13 pikave për ketë seancë, është rishikimi i buxhetit të vitit 2022, derisa do të bëhet edhe propozim akt-vendimi mbi shkarkim-emërimin e drejtorëve të Shtëpisë së kulturës dhe Bibliotekës së qytetit “14 Nëntori” në Bujanoc.
Megjithate, sipas procedurave, rendi përfundimtar i ditës përcaktohet në seancë.
Like 0