Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Tyson Fury këmbëngul se ka stërvitur fort për meçin e së shtunës kundër Otto Wallin, ngjashëm siç ishte stërvitur për meçin kundër Deontay Wilder për titull të botës në kategorinë e rëndë. Fury do të përballet me Wallin në Las Vegas të shtunën dhe beson se fitorja ndaj suedezit të pamposhtur do t’ia hapë rrugën për një rimeç me Wilderin, transmeton Gazeta Express. 28-vjeçari Wallin i ka 20 fitore nga 20 meçe deri tani, por britaniku Fury mbetet favorit për të fituar, sipas bastoreve. “Unë nuk e nënvlerësoj askënd, do t’i respektoj të gjithë”, tha Fury para meçit. “Edhe nëse luftoj kundër dikujt që i ka pasur 20 meçe dhe i ka humbur të gjitha, unë përsëri do të stërvit sikur ai i ka pasur 20 fitore radhazi me nokaut. Unë kurrë nuk dështoj në përgatitje”, shtoi Fury. “Jam stërvitur fort për këtë meç, po aq fort sa për meçin me Wilderin” Like 0