Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Pas triumfit ndaj Tom Schwarz, Tyson Fury e ka paralajmëruar kampionin e pamposhtur të WBC-së, Deontay Wilder, se do ta mposhtë në rimeçin ndërmjet tyre. Dy boksierët e pamposhtur në kategorinë e peshave të rënda u ndeshën në dhjetor të vitit 2018, ndërsa dueli ndërmjet tyre përfundoi baras me vendim të gjyqtarëve. Ekipi i Furyt kishte thënë se ai ishte para me pikë, derisa Wilder e rrëzoi dy herë kundërshtarin e tij gjatë meçit. Sidoqoftë, në duelin e radhës që pritet të ndodhë në fillim të vitit 2020, Tyson premton se do të jetë në formën e tij maksimale dhe se do ta mposhtë amerikanin sa herë që të dojë ai. “Unë tashmë e kam mposhtur një herë atë (Wilderin, në meçin që u mbyll baras), prandaj do ta mposht prapë dhe prapë dhe prapë. Dhe ai nuk do të ndeshet më me 50 për qindëshin e Tyson Furyt”. “Do ta ketë një kundërshtar të përgatitur në maksimum, shumë aktiv, shumë të mprehtë që është Tyson Fury i vërtetë”, citon ESPN fjalët e britanikut. Like 0