• Magazina
Faqja Kryesore Lajme Gashi: Shumë pjesëtarë të UÇK-së kanë folur për vepra duke pirë raki, që më pas u janë kthyer bumerang

Gashi: Shumë pjesëtarë të UÇK-së kanë folur për vepra duke pirë raki, që më pas u janë kthyer bumerang

4 Min e Lexuar
0
0
55

Avokati Tomë Gashi ka thënë se shumë pjesëtarë të UÇK-së nën ndikim të alkoolit kanë bërë deklarata që më pas u janë kthyer në bumerang.

Gashi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se shumë pjesëtarë të UÇK-së “kanë folur për vepra duke pirë raki që kanë pre e kanë gri e që në esencë nuk kanë bërë asgjë”.

Avokati thotë se të njëjtët kanë folur pas lufte për gjoja periudhën e luftës e pak pas lufte, raporton Telegrafi.

Gashi tregon një rast konkret kur një klienti të tij i kanë kushtuar rëndë deklaratat e tij të pamatura në një restorant të Prishtinës.

“Në rastin e autobusit ‘Nish Ekspres’ në pikën kufitare Kosovë-Serbi është vendosur eksplozivi dhe ka pasur 12 të vdekur e disa dhjetëra të tjerë të plagosur, një nga pjesëtarët e UÇK-së, i cili gjithçka ka qenë vetëm UÇK nuk ka qenë, i cili duket se dy ditë ka qenë në UÇK dhe ka mbetur aty nga frika, në një kafe të Prishtinës pas lufte thotë: ‘Puthmini këta dy gishta, se me këta gishta e kam çuar Nish Ekspresin në ajër’. Ai më këto dy fjalë i ka futur në burg edhe gjashtë të tjerë”.

Avokati thotë se për një vepër që ai nuk e ka bërë për të “shitur çallëm”, është futur vet në burg dhe ka futur edhe pese të tjerë që sipas tij për një vepër që as për së afërmi nuk mund të ishte e tyre./Telegrafi/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme

Rri i Kyçur me ne!

e3

Rishikimet e fundit

Argëtim

Shfleto më shumë

Lajme Random

Lifestyle të Famshme

Hapsirë Reklamuse

Arhiva

Ndrysho Gjuhën