Ministri i deleguar i Jashtëm, Gent Cakaj ka zhvilluar një mëngjes pune me gazetarët e politikës të mediave kryesore dhe portaleve në vend.

Dosja.al zbardh detaje dhe të dhëna nga takimi jo i lehtë i Cakajt me gazetarët. I quajtur si një mëngjes i lehtë pune, ky nuk ka rezultuar i tillë, pasi disa herë brenda takimit, Cakaj u nervozua me gazetarët dhe me vartësit e tij.

Që në nisje të takimit, teksa po fliste për shkarkimet e ambasadorëve dhe konsujve që mediat e kanë analizuar si të gabuar, dhe një “linçim publik ndaj tyre”, Cakaj tha se ata kanë shkelur ligjin dhe kanë abuzuar me detyrën.

“Ju që më gjykoni mua për veprimin tim duke mbrojtur ambasadorët pasi e quani shkelje të dinjitetit të tyre, largimin nga puna në këtë mënyrë, shkoni deri aty sa merreni me kë bashkëjetoj unë. Keni qenë ju që keni folur për mua, duke mos menduar se kjo është një shkelje e dinjitetit tim. Të gjithë ata që e gjykojnë vendimin tim për ambasadorët, janë meskinë”.-është shprehur Cakaj.

Më tej, gjatë takimit, Cakaj u përplas me drejtorin e tij të Kabinetit. Në momentin që po i përgjigjej pyetjes së një gazetari, Cakaj i tha: “Boll se flas unë, jam unë këtu, pastaj fol ti”, dhe i ra tavolinës me grusht.

Por, ky nuk ishte incidenti i fundit. Kur gazetari Mariglen Kume e pyeti Cakajn për emrin e ri të ambasadorit Iranian në Tiranë, përgjigjen e mori nga një nga vartësit e Cakajt.

Kjo gjë, duket se nuk i pëlqeu ministrit, i cili u drejtua nga vartësi duke i bërë shprehi me mimikë: Hesht.

I nervozuar nga incidentet e njëpasnjëshme, duke i dalë situata nga kontrolli, Cakaj u detyrua të tregonte detaje, duke thënë: Nga Irani s’kemi ambasador, situata me marrëdhënien është e njëjtë si pas dëbimit të ambasadorit Iranian dhe 2 diplomatëve.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme