Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka shkarkuar diplomatën shqiptare në Romë, Gerarta Zheji Ballo. Gerarta Zheji-Ballo që është njëherit edhe vajza e gazetarit dhe publicistit të njohur në Shqipëri, Artur Zhejit, i cili ka në pronësi portalin ‘360 gradë’ me seli në Tiranë, është shkarkuar nga pozita e diplomatës shqiptare në Romë. Për Zheji-Bello e cila është e martuar me një italian etnik, shteti shqiptar deri tash ka paguar rreth 3000 euro për shtëpinë me qira. Pas ndalimit të subcencioneve ndaj saj, në shenjë hakmarrje portali i Zhejit ka shkruar se Gent Cakaj po bashkëjeton me vajzën e bashkëshortes së Edi Ramës, Rea Xhillari. Ndërkohë, 28 vjeçari Gent Cakaj ditë më parë ka deklaruar se është beqar dhe jeton i vetëm në Tiranë dhe nuk është në ndonjë lidhje, duke hedhur poshtë kështu të gjitha lajmet për lidhje të mundshme. Përveç Cakajt edhe Rea Xhillari, vajza e bashkëshortes së Kryeministrit, ka reguar lidhur me raportimet e mediave në Shqipëri. Ajo ka njoftuar se ka paditur për shpifje gazetarin Artur Zheji dhe shtatë portale të tjera. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Vetëvendosje synon protesta masive për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj Lëvizja Vetëvendosje ka nisur një fushatë me të cilën po kërkon rrëzimin e qeverisë …