Ylli i fitnesit, Geta Beqa, e ka rrëmbyer edhe një kupë në Portugali.

Në këtë mënyrë, bodibilderja nga Kosova është kualifikuar për Kampionatin Botëror, i cili do të mbahet në Kankun të Meksikës në nëntor të këtij viti.

Javë më parë në Madrid të Spanjës, Geta e fitoi vendin e parë në ‘Elite Pro Diamond Cup Madrid’, duke përfaqësuar Kosovën në shtetit spanjoll.

Beqa arriti të dal më e mira në këtë garë, duke e ngritur serish flamurin kosovar në Madrid, ndërsa ajo tashmë zotëron kartën e Elite Pro, si atlete profesionaliste e kompletuar.

Krahas sukseseve që po arrin në garat e ndryshme ndërkombëtare, Geta është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale.

Ajo vazhdimisht u jep këshilla ndjekësve të saj të shumtë duke i motivuar për një jetë shëndetshme dhe aktive.

Kujtojmë se pos të qenit një bodibildere e instruktore fitnesi, në të kaluarën, Beqa e ka dëshmuar veten edhe në këndim dhe aktrim.

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport