Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sot, gjashtë mjekë shqiptarë kanë marrë vendime të përhershme pune në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc. Ky punësim është realizuar me kërkesë të kryetarit të Bujanocit, Shaip Kamberi shtruar presidentit Aleksandar Vucic, në dy takime të realizuara në gjendjen e jashtëzakoshme, si masë e luftimit të COVID-19. Lajmin mbi punësimin e gjashtë mjekëve shqiptarë e ka bërë të ditur, vet kryetari Shaip Kamberi përmes një postimi: Gjashtë mjekë shqiptarë nga Komuna e Bujanocit, sot edhe zyrtarisht kanë marrë vendimet e punës në kohë të pacaktuar në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, si realzim i programit të Ministrisë së Shëndetësisë për punësimin e kuadrove mjekësore për t’a avancuar luftën ndaj COVID-19. Ky është një sukses i jashtëzakonshmë, duke patur faktin se me vite të tëra një numër i mjekëve shqiptarë nuk është arritë të punësohen përnjeher. Megjithate, kërkesa e Komunës së Bujanocit ishte shtruar në dy takime të realizuar me president Aleksandar Vucic, gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme. Këta emrat e mjekëve shqiptarë të punësuar, sot: Imrane Aliu Veton Salihu Granit Isufi Besnik Sulejmani Sali Nuhiu Artan Ajeti Në kuadër të të njejtit program, janë punësuar edhe katër mjekë të komunitetit serbë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Zyrtarët e Bashkimit Evropian të hiqet taksa, të nesërmen fillon dialogu Zyrtarët e Bashkimit Evropian të përfshirë në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë …