Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Dy shtetet më të fuqishme të Bashkimit Europian kanë vendosur t’i takojnë udhëheqësit shtetërorë ballkanas të hënën e ardhshme, më 29 prill, në Berlin. Shembulli i bashkëveprimit mes qeverive të Gjermanisë dhe Francës synon të ndihmojë në nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit tonë, posaçërisht sa i përket temave të mëdha politike siç është dialogu Kosovë – Serbi. Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Edi Rama, Ilir Meta, Aleksandar Vuçiq, Ana Bërnabiq, dhe të tjerë, do të jenë të pranishëm në kryeqytetin gjerman me qëllim të “shkëmbimit joformal të ideve”, njofton Klan Kosova. Diskutimet planifikohen të jenë të formatit të vogël. Pas zgjidhjes së suksesshme të çështjes së emrit mes Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, fokusi i vendimarrësve europianë është zhvendosur në përgatitjet për etapën e fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku bën pjesë edhe ky takim të hënën në Berlin. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
THAÇI IU DREJTOHET LIDERËVE EVROPIANË NË SOFJE, KËRKON HEQJEN E BARRIERAVE PËR KOSOVËN Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në hapjen e punimeve të Seancës Plenare të Samitit …