Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Mjeku ligjor e ka identifikuar trupin e gjetur nën rrënojat e aeroplanit dhe ai është i sulmuesit të Cardiff Cityt, Emiliano Sala. Sala dhe piloti David Ibbotson janë të zhdukur që nga rrëzimi i aeroplanit në Kanalin Anglez të hënën me 21 janar. Avioni i Piper Malibu u gjetë në shtratin e detit të Kanalit Anglez të dielën në mëngjes. Një trup ishte nxjerrë nga rrënojat të mërkurën. Momenti kur trupi u nxjerr nga deti Vetëm sot pas 24 orësh mjekët e kanë konstatuar se trupi i takon sulmuesit Emiliano Sala. Në deklaratën e policisë së Dorset të enjten mbrëma shkruhet: “trupi i sjellë në Portland Port, të enjten me 7 shkurt 2019, është identifikuar zyrtarisht dhe është i futbollistit profesionist Emiliano Sala”. Një pjesë e aeroplanit (Foto: AAIB/SWNS) “Familja e z.Sala dhe e pilotit David Ibbotson janë njoftuar me këtë lajm dhe do të vazhdojnë të mbështeten nga oficerët e trajnuar posaçërisht për familjet në këto raste. Mendimet tona mbeten me ta në këtë kohë të vështirë”. Të hënën më 21 janar 2019, një avion që mbante dy persona po fluturonte nga Nantes në Cardiff kur humbi kontaktin me Kullën e Kontrollit të Trafikut Ajror, në veri të Guernsey. “Mjerisht operacioni i kërkimi shpëtimit ishte i pasuksesshëm në gjetjen e avionit dhe dy personat. Pas kësaj, ekipet kërkimore të AAIB të financuara privatisht u vendosën në zonën përkatëse”. “Duke përdorur pajisje të specializuara, ekipet arritën ta gjenin dhe identifikonin aeroplanin dhe gjetjen e trupit të z.Sala”, thuhet në njoftim. Like 0