Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës konfirmoi kandidaturat e përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, por jo për përfaqësuesit e Listës Serbe, raporton RTS. “Pjesëmarrja e mëtutjeshme e serbëve në çdo institucion të Prishtinës dhe proceseve politike po bëhet e pakuptimtë”, tha Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovë. Tani pritet që Lista Serbe do të paraqesë një ankesë për të cilën duhet të deklarohet Paneli i Ankesave dhe Apelit. Kjo është shkalla më e lartë e vendimmarrjes, pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e katër komunave veriore janë caktuar për 19 maj. Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, ka thënë sot se parandalimi i përfaqësuesve të Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës është akti me të cilin popullit serb i janë shfuqizuar të gjitha të drejtat politike. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Korrigjimi i kufirit s’mund të bëhet pa mbështetjen e fuqive të mëdha Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti e ka quajtur paradoksale që në këto rrethana …