Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian ka vendosur sot se Komisioni Evropian nuk i ka dhënë publikut “akses mjaft të gjerë” në kontratat e vaksinës Covid-19, duke gjetur parregullsi në justifikimin e tij për redaktimin e pjesëve të dokumenteve. Vendimi i shumëpritur vjen vetëm një ditë përpara një votimi vendimtar për Ursula von der Leyen, e cila duhet të sigurojë mbështetjen e 361 eurodeputetëve të enjten për t’u rikonfirmuar në krye të Komisionit Evropian. Çështja rreth kontratave ishte ngritur si problematikë nga një grup deputetësh nga të Gjelbërit, të cilët paraqitën kërkesa për të pasur akses në kontratat e vaksinave dhe disa dokumente të lidhura për të kuptuar marrëveshjen midis Komisionit dhe prodhuesve të vaksinave Covid-19 në 2021, shkruan Politico, transmeton Express. Komisioni pranoi vetëm t’u jepte akses të pjesshëm disa kontratave, duke argumentuar se disa seksione ishin redaktuar për të mbrojtur interesat komerciale ose për çështje të privatësisë. Më pas, eurodeputetët e çuan Komisionin në gjykatë për refuzimin. Të mërkurën, gjykata e lartë administrative e BE-së vendosi se vendimi i Komisionit për të redaktuar pjesët e marrëveshjeve përmban “parregullsi”. Ai zbuloi se Komisioni “nuk tregoi se aksesi më i gjerë në ato klauzola do të minonte në fakt interesat komerciale të këtyre ndërmarrjeve”. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
BE-ja pa plan B për kthimin e dialogut mes Kosovës e Serbis Përderisa kryeministri Ramush Haradinaj këmbëngul që Kosova nuk do ta heqë taksën ndaj produkteve …