Gjykata për Krime e Kombeve të Bashkuara në Hagë ka refuzuar apelin e fundit të ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, duke thënë vendimi i këtij trupi ka qenë përfundimtar.

Gjyqtarët e Tribunalit kanë thënë sot, se “Karaxhiq nuk ka asnjë bazë ligjore për të apeluar vendimin”, i cili e ka ndëshkuar atë me burgim të përjetshëm për masakrën në Srebrenicë dhe mizoritë tjera gjatë luftës në Bosnjë.

 

Në Srebrenicë janë vrarë më shumë se 8.000 burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe të Bonjës, për të shënuar mizorinë më të keqe në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Më 20 mars, gjykata i ka rritur Karaxhiçit dënimin me burg të përjetshëm, pasi fillimisht ishte dënuar me 40 vjet.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme