Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr I dërguari special i Donald Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një lajmi në të cilin thuhej se ShBA-të, ende janë të hapura për shkëmbim të territoreve mes Kosovës e Serbisë. Richard Grenell këtë mëngjes, një raportim të tillë e quajti ”lajm të rremë”, ku i referohet Euobserverit, i cili të martën publikoi artikullin. Në këtë artikull Euobserver shkruante se “ShBA-të po refuzojnë të përjashtojnë një shkëmbim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë – përkundër kundërshtimit të Gjermanisë ndaj kësaj ideje”. “Lajm i rremë. Dhe, ju as që keni telefonuar apo shkruar për të pyetur. Unë jam për atë që pajtohen palët – jam i fokusuar në zhvillim ekonomik, jo politikë”, ka shkruar Grenell në llogarinë e vet në “Twitter”. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ibrahimi: Asociacioni s’e heq Serbinë nga Kosova, shkëmbimi i territoreve është zgjidhja më e mirë Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Ilir Ibrahimi, thotë se zhvillimet e fundit në …