Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë një intervistë gazetarit Thomas Roser e që është publikuar në gazetat “Die Presse”, “Stuttgarter Zeitung” dhe “Tageblatt”, ka theksuar edhe njëherë se Kosova nuk do të diskutojë për kufij dhe territore. Po ashtu, shefi i ekzekutivit kosovar ka deklaruar se dialogu i udhëhequr nga Bashkimi Evropian do të duhej të çonte te një marrëveshje me Serbinë, përfshirë njohjen e Kosovës, por se ky rezultat nuk u arrit. “Hapja e çështjes së kufijve nuk do të destabilizonte vetëm Kosovën, por të gjithë rajonin. Ne kemi përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por deri tani BE nuk realizoi pjesën e saj. Vendi ynë përshëndet zgjidhjen e konfliktit për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë. Por, kjo energji mungon në lidhje me çështje të tjera të hapura në rajon”, është shprehur ndër të tjera Haradinaj. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
SHPENDI THOTË SE PARTIA E TIJ ËSHTË NJËRA NDËR SUBJEKTET KRYESORE NË KOSOVË Kryetari i partisë së re Socialdemokrate, Shpend Ahmeti e ka quajtur partinë e tij …