Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kompromisi politik në Ballkanin Perëndimor duhet të shpërblehet. Kështu ka deklaruar komisioneri i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn një ditë para takimit të Këshillit të Bashkimit Evropian. Hahn u bëri thirrje ministrave të BE-së që menjëherë të mundësojnë nisjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë Veriore dhe shtoi se do të ishte një sinjal i rëndësishëm për gjithë rajonin. “Në qoftë se bëhet fjalë për rinisjen e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, ata duhet të shohin investimin e dy vendeve për gjetjen e një kompromisi politik. Përndryshe ata nuk kanë tjetër nxitje. Gjithkush duhet të kuptojë se sa e rëndësishme është të japësh sinjale në një vend në interes të të gjithë rajonit”, tha ai, transmeton Indeksonline. Në takimin e nesërm e të Këshillit të BE-së do të shqyrtohet politika e zgjerimit dhe progresi i vendeve në procesin e integrimit evropian. Ai përsëriti se nëse një vend që ka investuar një pjesë të madhe në perspektivën evropiane dhe udhëheqësit e saj kanë treguar guxim në arritjen e një kompromisi nuk i jepet vendi i merituar, atëherë BE-ja po humbet besueshmërinë. Ministrat e BE-së do të japin nesër rekomandimet për hapat e mëtejshëm të vendeve që janë në proces të anëtarësimit të BE-së. Por sipas raportimeve të mediave të huaja,ky vendim edhe mund të shtyhet përsëri. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kamberi pas vizitës në LDK takon të parin e PDK-ës z.Memli Krasniqi Deputeti i rizgjedhur shqiptar në Parlamentin e Serbisë pas vizitës në Tiranë, po zhvillon …