Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se aksioni i sotëm policor ka të bëjë vetëm për zbatim të ligjit dhe asgjë tjetër. Pas raportimeve për aksionin e Policisë në veri, Haradinaj përmes një statusi në Facebook ka thënë se aksioni i cili po ndodhë në gjithë Kosovën i është drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar e vepra tjera kriminale. Haradinaj ka ftuar serbët e veriut të ruajnë qetësinë e të respektojnë ligjin, pas njoftimit se policia ka hasur në rezistencë të armatosur. Postimi i plotë i Haradinajt: Me urdhër të Prokurorit, në gjithë Kosovën aktualisht është duke ndodhur një operacion policorë, i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera kriminale. Disa prej personave të përfshirë në këto vepra janë zyrtarë doganorë, policë por edhe qytetarë të rëndomtë. Operacioni u zhvillua me sukses edhe në Komunat Veriore të Kosovës. Si Kryeministër i vendit, konfirmoj se bëhet fjalë për zbatimin të ligjit dhe asgjë tjetër. Ftoj serbët e veriut ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë ligjin! Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Nis mbledhja e LDK’së ku Mustafa ua shpalos deputetëve detajet për Qeverinë e re Në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka filluar takimi i kreut të …