Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka pas lëkundje të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë deklaratë Haradinaj e bëri në një konferencë për media pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës. Sipas tij, marrëdhëniet me SHBA-në do të forcohen edhe më shumë. “Asnjëherë s’kemi pas lëkundje me Amerikën…Marrëdhëniet me SHBA do të forcohen. Ne punojmë nëpër të gjitha fushat me ta”, ka thënë Haradinaj. I pyetur për deklaratën e ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka thënë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë lumi Ibër, ai tha: “Ideja e Vuciqit, e Daçiqit, etj, kushdo qofshin ata është që një shekull. Ata kanë vite që gatuajnë në kuzhinat e tyre. Besoj që e kanë marr vesh që s’munden të luajnë me tokat shqiptare. Do të varrosen keq politikisht ata që shkojnë drejt kësaj rruge, pra rrugës së kufijve”. Haradinaj u pyet po ashtu edhe nëse ka pasur diskutime të ashpra me presidentin francez, Emmanuel Macron nëpër korridore në Samitin e Berlinit, i cili tha se me të ka diskutuar në gjuhën frënge. “Kam fol me Macron në gjuhën frënge, nuk e di ata që rrinë nëpër korridore a kanë mund të kuptojnë gjuhën që kam folur me të. Ata që po flasin prej korridoreve që nuk din as frëngjisht. Nuk e dinë as vet pse po flasin”, theksoi ndër të tjera kryeministri, Ramush Haradinaj. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Fillon procesi i hartimit të planit urbanistik në komunën e Bujanocit Ne takimin me zyrtarët Komunal ( Kryeshefin e Administrates Lokale dhe Kryeshefin e Drejtoratit …