Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri Ramush Haradinaj sot ka shkarkuar zëvendësministren e Drejtësisë, nga komuniteti serb Vesna Mikiq për shkak se i quajti shqiptarët terrorista. Haradinaj tha se në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. “Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiq”, tha Haradinaj. Ajo tha se “në ditën e sotme, para 20 vitesh ndaj një shteti sovran që një dekadë më herët luftoi kundër terrorizmit shqiptar në kuadër të kufijve të saj, është bërë qëllimisht gjenocid i planifikuar nga NATO”. Shkarkimin e saj, e kishte kërkuar edhe deputetja Ganimete Musliu ka thënë se “kjo zv.ministre nuk guxon të paguhet nga taksat tona”. “Kryeministër Haradinaj, shkarkoje menjëherë! Boll më kemi toleruar por jo deri në pafundësi. Ndytësirat si kjo nuk i shërbejnë as serbëve të Kosovës. Le të shkojë të jetoj në ‘shtetin e saj sovran’”, ka shkruar Musliu. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Britania: Prishja e marrëveshjes bërthamore me Iranin paraqet rrezik për ekzistencë Ministri i jashtëm britanik, Jeremy Hunt, tha se tensionet në Lindjen e Mesme mund …