Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në takimin e thirrur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me qëllim që të koordinohen veprimet e përbashkëta si dhe për ndërtimin e konsensusit nacional për fazën finale të dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Komunikata e dërguar për media thotë se pjesë e takimit ishin edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe bashkëkryesuesi i dialogut, Shpend Ahmeti. Për këtë qëllim, kryeministri Haradinaj, tha se mirëpret çdo ide dhe sugjerim rreth dialogut Kosovë – Serbi, por asnjëherë, në tavolinat e bisedimeve nuk do të flitet apo negociohet për shkëmbim të territoreve. “Qeveria e vendit, me qëllim që Ekipi Negociator të vihet në korniza ligjore, ka miratuar projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror si dhe ka sponsorizuar hartimin e draft-marrëveshjes, Librin e Madh me shumë kapituj, që është shkruar nga ekspertët e Qeverisë, duke e pajisur ekipin negociator të vendit me një materie të gjallë, gjithëpërfshirëse dhe të hapur”, thuhet në njoftimin për media. Liderët institucionalë, po ashtu thanë se do të zhvillohen edhe takime të tjera dhe se të gjithë duhet të bashkohen rreth këtij procesi, i cili do të jetë transparent për qytetarët rreth asaj se çfarë do të bisedohet mes Kosovës dhe Serbisë në fazën finale. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Sulm terrorist në Turqi, 7 të vdekur e 9 të plagosur Të paktën shtatë civilë u vranë dhe nëntë u plagosën nga një sulm terrorist …