Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj ka reaguar pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente e Kosovës. Thotë se Osmani u bë e para e vendit me vota të kondrabanduara. Por thekson se partia e tij “qëndron faqebardhë në ruajtjen e sistemit kushtetues së demokracisë republikane”. I pari i AAK’së thekson se nga sonte në vend duhet filluar lufta për demokraci. “Lufta për demokraci fillon sonte. Ftoj politikanët dhe qytetarët e vullnetit të mirë të mbrojmë së bashku vlerat e Kushtetutës dhe shtetit të lindur nga gjaku i lirisë!”, shkroi Haradinaj. Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook: Sot pas zgjedhjes së znj. Osmani-Sadriu për Presidente të Kosovës, Aleanca qëndron faqebardhë në ruajtjen e sistemit kushtetues së demokracisë republikane. Votat e kontrabanduara në këtë proces tregojnë se Vetëvendosje dhe Guxo nuk guxojnë. Sistemi njëpartiak dhe i kapur sapo filloi. Aleanca do të jetë zë i ndërgjegjjes së popullit, shtyllë kushtetuese dhe mbrojtëse e ekonomisë së tregut të lirë. Urime deputetëve që morën pjesë duke i përfshirë edhe ata të pazarit të natës që lan parimet për përfitime të atypëratyshme. Lufta për demokraci fillon sonte. Ftoj politikanët dhe qytetarët e vullnetit të mirë të mbrojmë së bashku vlerat e Kushtetutës dhe shtetit të lindur nga gjaku i lirisë! RH Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Të shtëna me armë në një bankë në SHBA, pesë të vdekur – arrestohet autori (Foto/Video) Të paktën pesë persona kanë gjetur vdekur pasi një person i armatosur hapi zjarr …