Tema e korrigjimit të kufijve po shkakton përplasje ndërmjet presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj.

Thaçi, në konferencën e radhës për media, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se nëse preken territoret e Kosovës do të ketë luftë.

Presidenti për këtë tha se nuk beson se bartësit e institucioneve në Kosovë janë kundër bashkimit të territorit me Preshevë e Bujanoc dhe tha se kushdo që përmend luftë, “… e di që nuk do të ndodhë ashtu”.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

“Kushdo që përmend lufta, e di se nuk do të ndodhë ashtu. Mjaft kemi duru tmerre dhe tragjedi. Edhe Haradinaj edhe Veseli janë mbështetës të një marrëveshjeje të mirëfilltë dhe të drejtë në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Thaçi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme