• Magazina
Faqja Kryesore Lajme Haradinaj mban mbledhje me grupin parlamentar: AAK unike për votimin pro shpërndarjes së Kuvendit

Haradinaj mban mbledhje me grupin parlamentar: AAK unike për votimin pro shpërndarjes së Kuvendit

1 Min e Lexuar
0
0
18

Para fillimit të seancës ku pritet të votohet shpërndarja e Kuvendit të Kosovës, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me Grupin Parlamentar të partisë së tij.

Lajmin për mbajtjen e këtij takimi e ka konfirmuar për Telegrafin, shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Ahmet Isufi.

Ai tha se në takim e siguruan Haradinajn se do të votojnë pro shpërndarjes së Kuvendit.

“Grupi Parlamentar i AAK-së sapo përfundoi takimin me kryeministrin Haradinaj dhe e siguroi atë se do të votojë pro shpërndarjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Isufi.

Ka qenë vetë kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj i cili ka bërë të ditur se AAK-ja do të jetë unike në votimin e saj.

“Grupi Parlamentar i Aleancës unik për votimin pro projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Europian, si dhe për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës për t’ia kthyer mandatin sovranit”, ka shkruar Haradinaj./Telegrafi/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme

Rri i Kyçur me ne!

e3

Rishikimet e fundit

Argëtim

Shfleto më shumë

Lajme Random

Lifestyle të Famshme

Hapsirë Reklamuse

Arhiva

Ndrysho Gjuhën