Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një konferencë për medie pas kthimit nga Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian (BE) i cili është mbajtur në Londër. Ai ka thënë se në këtë samit është dëshmuar se Kosova është e gatshme të jetë partnere në të gjitha temat që kanë të bëjnë me zhvillimin dhe sigurinë rajonale. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Haradinaj në këtë samit si shumë të rëndësishëm e ka vlerësuar takimet bilaterale me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel dhe kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz. Haradinaj ka bërë me dije se sot në mëngjes është takuar me presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, për të cilët ka thënë se i ka njoftuar për Samitin e Londrës. Më tutje, ai ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave. Ai ka thënë se raporti do të jetë pozitiv. Haradinaj ka thënë se nëse votimi për vizat do të shtyhet për në vjeshtë do të jetë pak më vështirë që të shkohet tutje. Gjatë kësaj konference, Haradinaj ka ftuar partitë opozitare që të jenë pjesë e dialogut me Serbinë. Like 1+
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Turqia e zhgënjyer me BE dhe SHBA, dëshiron t’i bashkohet bllokut ruso-kinez Nga ideja e bashkimit të Turqisë BRICS, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është …