Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në kuadër të procesit të Berlinit sot dhe nesër do të zhvillohet në Poznan Konferenca e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj do të merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Poznan të Polonisë. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi. “Kryeministri Haradinaj nesër do të përfaqësojë Kosovës në takimin e samitit të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Gashi. Në këtë Samit nga Kosova po merr pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. E ftuara më e rëndësishme e Konferencës së Ballkanit Perëndimor, i cili mblidhet çdo vit në një qytet tjetër evropian që prej vitit 2014, pritet të jetë kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ajo është gjithashtu themeluesja nismës diplomatike të njohur si Procesi i Berlinit. Mes atyre që do të mbërrijnë në Poznan janë dhe kryeministri britanikë dhe francezë. Qëllimi i nismës është që, me ndihmën e disa vendeve anëtare të BE-së, t’i shoqërojë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
‘Louis Vuitton’ sjell në shitje çantën me simbolin e flamurit kombëtar Pas birrës zviceriane simboli i shqiponjës përdoret edhe në çantat Louis Vuitton, nuk mund …