Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri Haradinaj ka pasur disa përplasje me analistin Imer Mushkolaj për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë dhe për ngritjen e pagave. Mushkolaj i ka thënë Haradinajt në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, se Asociacioni i Komunave të Kosovës është një OJQ, ndërsa ai i komunave me shumicë serbe nuk është OJQ. “Nuk ka OJQ të institucioneve ia kajsh punën”, i është përgjigjur i habitur Haradinaj, përcjell Telegrafi. Mushkolaj ka insistuar në mendimin e tij duke thënë se Asociacioni i Komunave të Kosovës është një OJQ, pasi ka statusin e saj ligjor të tillë. “Vetëm asociacioni i komunave serbe nuk është OJQ”, ka deklaruar tutje Mushkolaj. Haradinaj ka thënë se kryetarët e zgjedhur si Agim Veliu, Shpend Ahmeti, Mytaher Haskuka, dhe ata kanë autoritet, prandaj nuk janë OJQ. “Janë njerëzit më të besuar të qytetarëve që ulen në atë tavolinë”, ka thënë Haradinaj për Asociacionin e Komunave të Kosovës. Haradinaj është përplasur me Mushkoljan edhe për rritjen e pagave që kryeministri e ka nënshkruar. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. “Ku ishe ti Imer kur BQK-ja jepte paga prej 4 mijë eurosh, ku ishe ti kur presidenti paguhej më shumë e punonte më pak se kryeministri”, iu drejtua Haradinaj analistit Mushkolaj. Mushkolaj iu përgjigj Haradinajt duke i thënë se ai ka reaguar edhe në ato raste por se ai nuk e paska lexuar. “Pesë pare për ju nuk i jap. U japin një porosi dhe ju flisni, iu thonë mëshoni këtij e atij dhe ju veproni”, ka vazhduar Ramush Haradinaj debatin me Mushkolajn. Mushkolaj i ka reaguar Haradinajt duke i thënë varet se kujt iu drejtoni me këto akuza, pasi ai nuk lejon etiketime të tilla Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Si të luftoni depresionin me këto 5 ushqime Të gjithë personat duhet të tregohen shumë të kujdesshëm për sa i përket shëndetit …