Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, mund të jetë kandidat i kësaj partie për president të vendit. Kështu u tha pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, ku nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini tha se Ramush Haradinaj do ta shqyrtojë me partnerët e koalicionit mundësinë që ai të jetë kandidat për president, pasi ka zëra brenda Këshillit të partisë, që pikërisht kreu i kësaj partie të jetë kandidati për të parin e vendit. Kurse, pas kësaj Haradinaj ka thënë se kandidatura e tij e mundshme për president do të ishte një nder i veçantë. Ai në një postim në Facebook ka falënderuar Këshillin Drejtues që në emër të AAK-së të zhvillojë bisedimet eventuale për rikonfigurimin e qeverisë, përfshirë edhe çështjen e presidentit. Postimi i plotë: Sot në takimin me strukturat udhëheqëse të Aleancës, u diskutuam për zhvillimet politike dhe qeverisëse në vend, me theks të veçantë tek menaxhimi i pandemisë, rimëkëmbja ekonomike, dialogu Kosovë-Serbi dhe mbarëvajtjen e koalicionit qeverisës. Aleanca qëndron fuqishëm në përkrahjen e menaxhimit efektiv të pandemisë, duke përkrahur bizneset dhe lirinë e lëvizjes së qytetarëve, me masa të propozuara nga ekspertët shëndetësor. Gjithashtu në dialogun me Serbinë, ne jemi për marrëveshje që sjell njohjen në kufijtë ekzistues, duke ruajtur karakterin unitar të Kosovës së 17 shkurtit. Ne jemi kundër dialogut teknik, i cili për më shumë se një dekadë i ka shkuar në favor vetëm Serbisë, duke e lënë Kosovën të izoluar. Falënderoj Këshillin Drejtues, për besimin e tyre, për autorizimin që me dhanë, që në emër të Aleancës të zhvilloj bisedimet eventuale për rikonfigurimin e qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit. Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Bitcoin po rritet fuqishëm, ja sa ka arritur vlera e tij Bitcoin mund të rritet mbi 10,000 $ brenda dy javëve, duke shënuar rimëkëmbjen e …