Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot ka marr vendim për shkarkimin e ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Haradinaj këtë e bëri të ditur në një postim në rrjetin e tij social në Facebook, ku ka shkruar se nuk tolerohet gjuha e urrejtjes e përdorur nga ministri në fjalë. “Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë Është e pakuptimtë se si një deri sot kolegë i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet. Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Marko Djuric reagon pas aksionit në veri,Njësia Speciale ishte armatosur deri në dhëmbë Drejtori i së ashtuquajturës Zyrës për Kosovën, Marko Djuric, tha se Njësia Speciale ishte …