Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka falenderuar të gjithë që e kanë përkrahur këto ditë pas dorëheqjes dhe ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale për intervistim. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se s’do të ketë ndarje të vendit e as Dodik Republikë në Kosovë. “Faleminderit të gjithëve. Jeni shumë që më përkrahët këto ditë. Nuk jam ndier vetëm asnjëherë! Tregun për njohje, e jo ndarjen e Kosovës e as Dodik Republikë në Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj. Ndryshe, Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e Kryeministrit të Kosovës, të premten. Arsye për këtë vendim ka qenë ftesa për intervistim nga Gjykata Speciale. Haradinaj ka bërë të ditur se do të niset për në Hagë këtë javë dhe se do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Diaspora që nga sot mund të votojë përmes postës Që nga sot, të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në vendet e ndryshme …