Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka ndërlidhur dokumentin e publikuar nga mediumi i afërt me Qeverinë me “politikat e heshtura” të kësaj të fundit. Haradinaj-Stublla, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se “politikat e heshtura jo vetëm që janë në zbatim, por kanë avancuar në nivelin e ‘publikimit’ të dokumenteve ndaj medieve të afërta me qeverinë”. Në dokumentin që iu është dërguar në redaksi mediumit të afërt me qeverinë, pretendohet se dokumenti është “non-paper” i përgatitur nga Gjermania dhe Franca, “si nismë e përbashkët e këtyre dy shteteve për rifillimin e dialogut dhe përmbylljen e tij me marrëveshje finale. I njëjti medium ka thënë se nuk ka arritur ta konfirmojë autenticitetin e dokumentit të pranuar. Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i BE’së, ka njoftuar përgjatë së hënës se 11 maji do jetë dita kur Kurti e Vuçiq do takohen për të diskutuar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
5 Arsye se pse perëndimi i diellit është ilaç natyral A e keni ditur se të shikosh perëndimin e diellit konsiderohet si një ilaq …