Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se qeveria e udhëhequr nga kjo parti do të zëvendësojë tarifën ndaj mallrave serbe me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë. Ajo ka thënë se me Serbinë në dialog s’do të lejojnë asnjëherë të flitet për çështjet e brendshme të Kosovës. “Për tarifën kemi thënë edhe para zgjedhjeve. Ne do ta zëvendësojmë tarifën me reciprocitet politik, ekonomik, e tregtar”, ka thënë ajo për KTV-në. Sipas Haxhiut, pas numërimit të të gjitha votave, VV synon të arrijë në 34-35 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka thënë se Lista Serbe s’do të jetë pjesë e Qeverisë. “Lista Serbe do të mbetet në opozitë. Ishte presion i madh në qytetarët serbë. E dimë këtë. Është interes i të gjithëve që të integrohen qytetarët serbë”, ka thënë ajo duke shtuar se do të bashkëpunojnë me politikanë serbë që njohin Kosovën si shtet. Haxhiu, ka thënë se brenda partisë ende nuk është vendosur asgjë sa i përket kabinetit qeverisës. Ndërkaq duke folur për pozitën e kryeparlamentarit, ajo ka thënë se i takon Vetëvendosjes, ndonëse nuk dihet ende se kush do ta marrë këtë pozitë. “Sipas Gjykatës Kushtetuese detyra e kryetarit të parlamentit i takon Vetëvendosjes. Ne ende nuk e kemi caktuar por është çështje e brendshme”, ka thënë ajo. Ajo tutje ka shtuar se nëse do të varej nga ta, do ta shkarkonin presidentin Hashim Thaçi. “Nëse do të ishte e mundur proceduralisht ne do ta bënim. Do të ishte mirë që të dorëhiqej por nuk duket që do të ndodhë. Por roli i presidentit më shumë është për të shpërndarë dekorata. Ai mund t’i kthejë ligjet e kuvendit por kjo nuk mund të ndodhë nëse ka pajtim të deputetëve”, ka thënë ajo. Sa i përket AKI-së, Haxhiu ka thënë se duhet veting. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Si e zhduku CIA ishullin e pasur me naftë në Meksikë? Ishulli Bermeja ndodhej, të paktën deri në vitin 1997 në Gjirin e Meksikës, 22 …