Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Nxjerrja nga qarkullimi i dinarit serb në Kosovë, vendim që u mor nga Banka Qendrore, ka nxitur reagime të shumta kundër nga ndërkombëtarët. Megjithatë një nga zyrtaret e huaja që ka qenë pro vendimit, është eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon. Ajo e konsideron vendimin të drejtë, megjithatë theksoi se në lidhje me çështjen duhet të kishte më shumë komunikim. “Sipas Kushtetutës së Kosovës, euro është valuta e vetme në Republikën e Kosovës. Pra, në parim, vendimi për përdorimin e dinarit apo të ndonjë monedhe tjetër është absolutisht legjitim dhe nuk duhet kritikuar. Ai duhet të synojë të sigurojë kontrolle të duhura financiare për të shmangur krimet financiare, pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, etj. Megjithatë, vendimi aktual për ndalimin e dinarit serb erdhi shumë papritur. Ajo që duhej nga këndvështrimi ynë është komunikimi i duhur, më shumë informacion dhe një periudhë tranzicioni. Në të vërtetë, disa çështje duhet të zgjidhen përpara hyrjes në fuqi të ndalimit, të cilat nga këndvështrimi im duket se nuk janë zgjidhur ende, kështu që vendet e QUINT-it kanë kërkuar ndalimin e zbatimit të vendimit për të lejuar këtë punë të kryhet”, u shpreh eurodeputetja, Viola Von Cramon. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Gratë iraniane përballen me 10 vjet burg nëse publikojnë foto pa mbulesë Gratë iraniane janë paralajmëruar që të mos publikojnë fotografi pa mbulesë për shkak se …