Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka theksuar se LDK-ja kanë arritur pajtim me PDK-në dhe Nisma-n për Kosovën për votimin e demarkacionit. Ai këto komente i ka bërë në një prononcim për media në Kuvendin e Kosovës. “Ne kemi arritur marrëveshje me PDK-në dhe Nisma-n, presim reflektim nga AAK-ja. Ne pas një pune të madhe kemi arritur që t’i kemi 27 vota të të gjithë grupit parlamentar”, ka shtuar Hoti. Sipas tij, nuk ka kuptim që raporti i Shpetim Bulliqit të merr fuqi juridike, sepse ai është në kundërshtim me marrëveshjet e arritura në mes presidentit të Kosovës dhe Malit të Zi. “Presim që të gjitha partitë politike të paraqiten në Kuvend dhe ta mbyllim këtë çështje dhe mos t’i kemi skenat e gazit”, ka theksuar Hoti. /Telegrafi/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Vuçiq: Po shkoj në Munih të vlerësojë hapat e Kosovës, amerikanëve e gjermanëve Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të merr pjesë në Konferencën …