Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri në detyrë, Avdullahu Hoti, ka njoftuar se të hënën do të nënshkruhet marrëveshja për Zyrën e Punës në Luginë të Preshevës. Në një konferencë për media me përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës, ai prezantoi pikat e programit të kësaj zyreje e cila u themelua disa muaj më parë. “Një grup i personave kanë punuar dhe janë mbajtur konsultime me përfaqësues të Luginës së Preshevës për të përgatitur këtë program. Them me kënaqësi që u dakorduam së bashku dhe pas këtij takimi do ta nënshkruaj këtë program pune”. “Në Janar do të bëhet takimi i parë me liderët e Luginës së Preshevës. Do të kemi takime informuese dhe organizata rinore, sportive, kulturore, OJQ për t’i informuar për këtë plan pune. Në shkurt do të fillojmë me përgatitjen e një studimi të veçantë lidhur me gjendjen sociale dhe ekonomike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, studim i cili nxjerrë në pah gjendjen e shqiptarëve atje për të faktuar në mënyrë shkencore gjendjen në arsim, shëndetësi, punësim. Bazuar në këtë dokument në do të fillojmë një aktivitet të fuqishëm sensibilizues dhe lobues. Në shkurt do të fillojmë hartimin e strategjisë për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Në mars deri në prill do të nisim një nismë legjislative për të lehtësuar problemin me dokumente. Do të punojmë me Universitet publike dhe private. Do të bëhen përgatitje që Lugina e Preshevës të furnizohet me libra në biblioteka lokale dhe parauniversitare, e arsimin fillor. Në qershor deri në gusht do të fillojmë me organizimin e konferencës së komunave të rajonit dhe në fund të gushtit do të finalizojmë një listë të projekteve kapitale. Do të finalizojmë edhe ndarje së fondeve për OJQ. Në shtator jam i bindur që do të finalizohet dërgimi i teksteve shkollore në Luginë të Preshevës. Në shtator deri në nëntor do të organizojmë konferencën e parë vjetore dhe në muajt e fundit të vitit një konferencë e madhe e donatorëve pasi ta kemi faktuar gjendjen sociale dhe ekonomike, për të mbështetur projekte arsimore, shëndetësore dhe në sektorin privat”. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Solana mbështet korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë Ish sekretari i NATO-së, i cili udhëhiqi bombardimet e NATO-s kundër Serbisë në vitin …