Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ish-zëvendësndihmëssekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Hoyt Brian Yee, ka thënë se takimi në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandër Vuçiq në Berlin më 29 prill me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron nuk është vendimtar për dialogun Prishtinë-Beograd , por është një mundësi për të biseduar. Sipas tij, “Librat e historisë” së Ballkanit janë plot me momentet e “tani ose kurrë”, por takimi në Berlin nuk është një prej tyre, edhe pse kjo është një mundësi. “I jap meritat Gjermanisë dhe vendeve të tjera që po organizojnë ende takime të tilla për të diskutuar hapat e ardhshëm. Unë shpresoj se do të diskutohet sinqerisht dhe detajisht për hapat e ardhshëm të Serbisë dhe Kosovës dhe se do të ndodhë një përparim, diçka e re … Unë mendoj se historia e ndarjes së territorit përgjatë vijave etnike nuk është e mirë – pragmatike, politikisht dhe në mënyrë diplomatike”, ka thënë ai, raporton “Zëri i Amerikës”. Zyrtari amerikan në takimi “Zgjidhja e të pazgjidhshmes në Ballkanin Perëndimor” në Uashington, ka thënë se Serbia duhet të vendosë në mënyrë të qartë nëse ajo shkon kah BE-ja apo Rusia, për shkak se ajo nuk është e mundur që të dëshirojë anëtarësim në dy organizatave të ndryshme në të njëjtën kohë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Sinani: Vlerësojmë jashtëzakonisht shtetin Shqiptar dhe Ministrin Cakajpër mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës Vlerësojmë jashtëzakonisht interesimin e shtetit Shqiptar e sidomos të Ministrit në detyrë për Evropën …