Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka dekretuar gjeneralbrigade, Jeton Dreshajn si shef i Shtabit të Përgjithshëm në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ushtaraku nga Vrella e Istogut ishte shkolluar në Amerikë në US Army War College të Pensilvanisë, për t’u kthyer më pas që t’i shërbejë vendit të tij me nder. Dreshaj e quan emërimin e tij si krenarinë më të madhe për të. “Nuk ka ndjenjë më të lartë krenarie se sa të shërbesh me nder, integritet dhe devotshmëri për vendin dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë. Dekretimi nga presidenti Thaçi si shef i stafit, në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, mbart me vete më shumë përgjegjësi dhe llogaridhënie për mua. Gradimi im në gjeneralbrigade është rezultat i një përkushtimi individual, ekipor, kolegial, veçanërisht familjar. Nderi dhe respekti u takon dëshmorëve! Vlerësim dhe mirënjohje për të gjithë ato vajza dhe djem që shërbejnë në uniformën e shenjtë të Ushtrisë së Kosovës” shkruan Dreshaj në Facebook./Indeksonline/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shefket Musliu: Ata që dolën në protestë janë profitera (VIDEO) Kundërthënie mes ish-ushtarëve të UÇPMB-së të cilët protestuan dje për të marrë statusin e …