Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Ilir Ibrahimi, thotë se zhvillimet e fundit në botë tregojnë se Kosova duhet të arrijë sa më parë një marrëveshje finale me Serbinë. Megjithatë Ibrahimi thotë se për këtë marrëveshje, zgjidhja më e mirë është shkëmbimi i territoreve, pasi një gjë e tillë thekson se do ta largonte një herë e përgjithmonë Serbinë nga Kosova. Sipas tij, Asociacioni nuk e bën një gjë të tillë, prandaj thotë se klasa politike kosovare duhet të gjejë guximin dhe ta vendos idenë e shkëmbimit në tavolinë, siç e kishte bërë ish-presidenti Thaçi në vitin 2018. “Zhvillimet e fundit në botë e tregojnë edhe më shkoqur rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë. Ajo marrëveshje duhet të heq një herë e përgjithmonë Serbinë nga Kosova. Asociacioni nuk e bën këtë, prandaj shkëmbimi i territoreve është zgjidhja më e mirë. Klasa politike kosovare aktuale duhet ta gjej guximin, sikur e kishte gjetur klasa politike në vitin 2018, dhe ta vendos këtë opsion në tavolinë”, ka shkruar Ibrahimi. Ditë më parë lidhur me idenë e shkëmbimit të territoreve kanë folur edhe zyrtarë nga Partia Demokratike e Kosovës, të cilët kanë thënë se në vend të Asociacionit do të ishte më mirë të shkëmbeheshin territoret. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Qytetarët presin deri në 90 minuta për të dalë nga Kosova përmes pikave kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë Qendra Kombëtare e Menaxhimit kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi gjendjen në …