Nënkryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë, Ilir Sadriu, npërmjet një postimi në facebook, ka kritikuar paraqitjen  për media të kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi, ku e ka cilësuar ate se po “bënë një llomotitje viktimizuese dhe shpifëse ndaj kompanive të kontraktuara”

Shpediteri politik i Komunës së Preshevës,pas mungesës dhe strukjes që pati në seancën e Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptar të Luginës së Preshevës dhe në kohën kur diaspora po gjendet në vendlindje dhe po sheh shpërputhjen e tij politike por edhe dështimet në projektet infrastrukturore në teren, e të cilat i kishte proklamuar gjatë vizitave të tij nëpër klubet e diasporës , sot u paraqit në konferencë për të mbulu dinamikën e dështimeve të tij të përditshme.

Përkitazi me rrugën e Karposhit, në këtë konferencë ky mishmash, pa fije turpi me llomotitjet e tij viktimizuese dhe shpifëse, tani akuzon kompanitë punëkryerëse dhe implikon partitë e opozitës se po ndikojnë në dinamikën e zhvillimit të këtij projekti, për të cilin e vërteton vet se përveç kaosit asgjë nuk ka zgjidhur, duke e shtuar kështu listën e dështimeve të tij.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

Për të gjitha dështimet e njëpasnjëshme të ndryshimit tuaj të pretenduar më së miri të përshkruhet aforizmi i shkrimtarit anglez Douglas Adams:
“Kur fajëson të tjerët, heqni dorë nga fuqia juaj për të ndryshuar”

I suksesshmi i pranon përgjegjësitë për veprat e veta, përderisa dështaku gjithmonë i fajëson të tjerët për problemet që i paraqiten në funksionimin e tij, e në anën tjetër gjithnjë kërkon arsyetime.

Gjyqi i popullit mbetet shpresa e vetme për ta rikthyer besimin dhe dinjitetin e kësaj shoqërie të përvuajtur që mjerisht u keqpërdor nën petkun e “ndryshimit”.

Gjatë ditës së djeshme , Shqiprim Arifi në një konferencë për media, ka akuzuar PDSH dhe “Saba Bellçën”, për rrugën tashmë të dështuar të Karposhit e cila u ndërtua gjatë vitit të kaluar me shumë rreth 1 milion euro.

 

Fotografia e Ilir Sadriu
Fotografia e Ilir Sadriu
Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme