Inspekcioni komunal në Bujanoc në zbatim të detyrave të sajë ka urdhëruar Ndërmarrjen publike “Komunalia” të bëj pastrimin e qytetit, dhe zbrazjen e konteinerëve në gjithë qytetin e komunës së Bujanocit.

Si pasojë, Drejtorati për punët e inspekcionit ka marrë masa administrative për cdo subjekt afarist, qytetar që hidhnin mbeturina jashtë vendgrumbullimeve të përcaktuara🗑.

♻️Të mbash pastër është një detyrë qytetare, për të cilën duhet të kontribojmë të gjithë.

Po ashtu Inspekcioni komunal në bashkpunim me Policinë e trafikut ka filluar pastrimin e trotuareve nga parkimet ilegale dhe ka mbikëqyrë ekspozimin e mallrave jashtë tregut, ndalimin e shfrytëzimit (vendosjes) pa leje të hapësirave publike, me qëllim që të lirohen të gjitha hapësirat publike për qarkullim të lirë të qytetarëve, me ç’rast janë larguar të gjitha mallrat e ekspozuara nëpër trotuare, para barnatores dhe postës së qytetit.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme