Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ish-luftëtarët e UÇPMB-së nga Zona e Karadakut, gjatë ditës së sotme, janë nisur nga Gjilani për të protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës, me kërkesën që të marrin statusin e veteranit. Abdurrahman Nazifi, ish-shef operativ në zonën e Çarrit, kërkoi mbrojtjen me ligj të statusit të veteranit. Ai bashkë me disa ish-bashkëluftëtarë tha se kanë pasur një takim me këshilltarin e kryeministrit Ramush Haradinaj, Gazmend Sylën, ku kanë paraqitur kërkesën e tyre. “Ne kërkuam nga këshilltari i kryeministrit që ta bëjë një ftesë për komandantin tonë Shefqet Musliu që ka qenë komandant i përgjithshëm i UÇPMB-së dhe të gjithë stafit komandues, dhe këshillit politik, ata anëtarë që sot janë gjallë. Na dha premtimin që së shpejti do të tentojë ta bëjë takimin dhe sqarimin se si do të behet statusi i këtyre luftëtarëve. Nga kjo luftë në Kosovën Lindore janë mbi 20 dëshmorë”, tha ai, raporton Kosovapress. Nazifi shfaqi pritjet se qeveria do të reflektojë ndaj kërkesave të tyre, duke thënë se janë 140 ish-luftëtarë që kanë dokumente me të cilat janë pajisur si pjesëtarë të UÇPMB-së në vitin 2000. Feriz Deliu, ish-komandant Kabashi, tha se kërkojnë të jenë të barabartë si të gjithë veteranët e tjerë. Ai ka bërë të ditur se disa herë kanë bërë kërkesë për statusin e veteranit, por u është thënë që këtë çështje ta adresojnë te përfaqësuesit e tyre. “Unë jam detyruar me dal azil, prej UNMIK-ut, kam pas aktakuzë për terrorizëm, për krime lufte. Vetëm pse nuk pranuam me hy 1900 forca në territorin e Kosovës, vetëm pse nuk i dhamë 3500 hektarë tokë. Në 2002, më kanë ngrit aktakuzë për terrorizëm, e kam mbrojt edhe në gjyq, e kam dëshmuar pafajësinë time në gjyq. Kam ardhur prej Zvicrës në Kosovë në luftë, u desh të kthehem prapë në Zvicër. Fëmijët i kam pasur në Zvicër, sot i kam pas në Kosovë, unë nuk jam në Kosovë. Unë që 10 herë vij me i përkrah bashkëluftëtarët e mi”, tha Deliu. Mes tjerash, ish-luftëtarët e UÇPMB-së u shprehen të shqetësuar për dyshimet që po shprehen se ata mund të jenë luftëtarë të rrejshëm. Madje, thanë se janë të gatshëm edhe të japin dorëheqje nga statusi i veteranit. “Ju kisha lutur të mos bien në lajthitje të politikës, në lajthitje të individëve për interesa personale, por t’i mbrojmë bashkëluftëtarët dhe të drejtat e tyre. Nëse këta nuk e gëzojnë statusin, të jepet një rrugëzgjidhje sipas ligjit, së paku të regjistrohen në data-bazat e shtetit të Kosovës që këta kanë bërë luftë. Unë do të jap dorëheqje nga statusi im. Unë kam qenë luftëtar i lirisë dhe do të jem në përkrahje të bashkëluftëtarëve të mi”, u shpreh ai. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Rikthehen lëkundjet e tokës në Shqipëri Mëngjesi i sotëm ka rikthyer edhe lëkundjet e tokës në Shqipëri. Një tërmet me …