Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se BE e ka obligim t’i integrojë Kosovën dhe Serbinë në Bashkimin Evropian, si bazë për stabilitet të qëndrueshëm. Rasmussen ka thënë se nuk dëshiron të komentojë marrëveshjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës për shitjen e 246 raketave të tipit “Javelin” dhe nëse ky është një sinjal për Beogradin. “Nuk do të komentoj për dërgesat specifike të armëve, por në përgjithësi do të thosha se mendoj që duhet të bëjmë një përpjekje shtesë për të integruar të gjitha vendet e Ballkanit në strukturat euroatlantike”, tha ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, për Zërin e Amerikës (edicioni në gjuhën serbe). “Në veçanti, Bashkimi Evropian e ka obligim që të përpiqet të integrojë Serbinë, si dhe Kosovën, në Bashkimin Evropian. Ne kemi parë në të kaluarën se kjo është baza për paqe dhe stabilitet më të qëndrueshëm në kontinentin evropian”, tha Rasmussen, transmeton Telegrafi. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shaip Kamberi reagon kundër vurjes së zjarrit nëpër makineritë e kompanisë “Saba Bellça” Kryetari Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi nëpërmes profilit të tijë në facebook ka reagurë kundër …