Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Serbisë i është ofruar mundësia historike që të fitojë diçka për popullin dhe qytetarët e saj në Kosovë, raportojnë mediat serbe.

“Bëhet fjalë për atë nëse dëshirojmë të fitojmë diçka apo t’i humbim të gjitha”, ka deklaruar Daçiq, duke shtuar se një mundësi e tillë edhe mund të refuzohet, por që nuk duhet të shtiren kinse e gjithë Kosova të mbetet brenda kufijve të Serbisë, transmeton Telegrafi.

Shefi i diplomacisë është i bindur se përmes dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit do të vijnë deri te një zgjidhje. Ndërkaq i pyetur nga gazetarët nëse janë në dijeni se çfarë kanë deklaruar presidenti amerikan Donald Trump dhe kancelarja gjermane Angela Merkel duke iu referuar Ballkanit Perëndimor, Daçiq është shprehur se rrallë ndodh që të diskutohet për Ballkanin Perëndimor e të mos përmendet Kosova.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

“Është një temë për të cilën vazhdimisht diskutohet dhe është dëshmia më e mirë se sa kemi arritur ta ndryshojmë pozicionin e betonuar të vendeve perëndimore, pasi për këtë temë nuk është diskutuar në të kaluarën për shkak se vendet perëndimore e konsideronin si çështje të kryer”, ka shtuar Daçiq.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme