Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Pak më shumë se një javë ka ngelur deri të fillimi i Kampionatit Botëror në Rusi dhe ditë pas dite janë duke u zbuluar informacionet që lidhen me këtë kompeticion. Së fundmi në Moskë është zbuluar se si do të duket edhe “Këpuca e Artë” e Botërorit në Rusi, çmim ky që fitohet nga golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës. Nga një listë e futbollistëve që po llogariten si kandidatë për ta fituar këtë çmim, Lionel Messi dhe Neymar janë dy favoritët kryesor me kuota të njëjta për ta marrë “Këpucën e Artë” në këtë Botëror. Në Kupën e Botës të vitit 2014 që u mbajt në Brazil, “Këpucën a Artë” ose çmimin për golashënuesin më të mirë, e kishte fituar atëbotë futbollisti i kombëtares së Kolumbisë, James Rofriguez, i cili kishte shënuar gjashtë gola dhe ishte realizatori më i mirë i Botërorit në Brazil. Si zakonisht, dizajni i këpucës është nga kompania gjermane e veshmbathjeve “Adidas”, kurse këtë herë trofeu i çmimit është bazuar në këpucën X 18+ të Adidas Like 0