Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Komuna e Bujanocit njofton se dje janë zhbllokuar në tërësi të gjitha rrugët në Malsin e Bujanocit, dhe është siguruar qarkullim krejtësisht i lirë në vendbanimet Çarr dhe Priboc. Janë liruar rrugët në të trija lagjet në Çarr, nga shtëpia e fundit tek Kameri e deri te shkolla ku ndodhet edhe lagja e tretë. Është hapur rruga që lidhë Çarrin me rrugën kryesore për Muhoc. Poashtu është hapur rruga prej Zarbicës e deri tek shtëpia e fundit në Priboc. Sasia e borës e cila ka goditur këto vendbanime ka bërë që banorët e kësaj pjese të jenë krejtësisht të izoluar. Komuna e Bujanocit do të vazhdojë edhe ditëve në vijim të sigurojë qarkullim të lirë në tërë territorin e sajë,. Përfaqësuesit e Departamentit për investime dhe zhvillim të Komunës së Bujanocit do të vazhdojnë të qëndrojnë në teren deri sa t’i mundësohet lëvizja e lirë edhe qytetarit të fundit të bllokuar nga bora. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Sot nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën Sot në Strasburg do të nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën. …