Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetar i Forumit të Beogradit për Marrëdhënie Etnike Dushan Janjiq ka folur në REL në gjuhën serbe në lidhje me atë se a do të mbetet kontesti rreth Kosovë konflikt i ngrirë dhe kujt i përgjigjet konflikti i ngrirë në mes Kosovës dhe Serbisë. “Në këtë moment në Beogradi po dominon me retorikë luftënxitëse, derisa disa politikanë nga Kosova vetëm se po shtojnë “benzinë në zjarr”, sepse është e qartë se kjo po iu përgjigjet. Pas asaj çfarë bëri zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq në Këshillin e Sigurimit, kur me gjuhë të rrugaçëve iu drejtuar ambasadores së Kosovë, në çdo shtet serioz ai do të shkarkohej, sepse ka bërë një dëm të madh ndërkombëtar shtetit të vet dhe pozitës negociuse të shtetit të tij. Mendoj se kjo do të ketë pasoja të rënda. Kur është në pyetje udhëheqja e Serbisë, këta janë njerëz të cilët më nuk mund të kontrollohen. Opozita është e dobët, nuk ekziston opinion i mirëfilltë opozitar, nuk ekzistojnë mediet e lira. Dhe ato janë arrogante, e kjo arrogancë më së shpeshti është shprehje e pafuqisë, kurrë nuk është shprehje e sigurisë. Arsyeja e dytë e cila solli deri te kjo situatë e sotme është se negociatorët kryesorë Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, të ndihmuar nga Edi Rama dhe disa nga komuniteti ndërkombëtar, në një moment menduan se me shkëmbim të territoreve do të arrijnë deri te zgjidhja e shpejtë. Mirëpo, u tregua se publiku këtë nuk e do. Kur nuk pati sukses, filluan akuzat dhe fajësimet nga njëra anë në tjetrën. Pas samitit të Berlinit, kur ideja për ndarje dhe shkëmbim të territoreve u varrosë, filloi loja se kush në fund të këtij cirkusi do të shpallet fajtor kryesor. Nëse duan zgjidhje, ata duhet ta vazhdojnë dialogun, mirëpo gjithë çfarë kanë bërë vitin e kaluar tregon se ata nuk duan zgjidhje”, ka thënë Janjiq. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ministrja franceze i këput shpresat : S’ka anëtarësim Ministrja e Jashtme e Francës, Natali Loazo ka njoftuar se gjendja aktuale e Bashkimit …