Udhëheqësi i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, ka thënë se politikanët serbë nuk i kuptojnë serbët e Kosovës.

Kjo pasi siç thotë ai, ata nuk e kuptojnë se çfarë në praktikë do të thotë ndarja, e cila sipas tij do të thoshte rritje e mundësive për luftë.

Nuk është një gjë e thjeshtë. Serbët në veri kanë mbushur tashmë valixhet e tyre, ata e dinë shumë mirë se konfliktet vijnë kur territoret ndahen ose shkëmbehen, citohet të ketë thënë Janjiq për mediumin serb “Danas”, përcjell Telegrafi.

Madje, sipas tij, realizimi i kësaj dëshire të autoriteteve serbe për ndarjen ose shkëmbimin nuk është fare reale.

Shkëmbimi i territorit ose i ndarjes çon në mundësinë e luftës, pavarësisht nga marrëveshjet e supozuara. Dhe kjo është arsyeja pse as Amerika, as BE nuk do ta pranojnë atë, citohet të ketë thënë tutje ai.

Më shumë artikuj të ngjashëm