Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ministri i Financave i Serbisë, Dushan Vujoviq ka dhënë dorëheqje më 7 maj, duke thënë se këtë e ka bërë për arsye personale. Vujoviq ia ka dorëzuar letrën e dorëheqjes kryeministres Ana Brnabiq. Aty ai ka detajuar arsyet e largimit të tij, kanë raportuar mediet e atjeshme. Televizioni N1 ka raportuar se kryeministrja serbe do të njoftojë më 8 maj parlamentin serb për këtë dorëheqje. “Katër vjet janë të mjaftueshme që një person ta dëshmojë veten në një pozitë publike”, ka shkruar në letrën e dorëheqjes së tij Vujoviq, ka raportuar N1. Ndërkaq, një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka arritur në Beograd më 7 maj për të nisur bisedimet për një program të ri të mbështetjes për vendet e Ballkanit, për të shtyrë përpara reformat dhe për të nxitur rritjen ekonomike. Ish-ekonomist i Bankës Botërore në Ukrainë dhe në selinë në Uashington, Vujoviq ishte emëruar në postin e ministrit të Financave më 2014 dhe ka qenë i përfshirë në bisedimet e Serbisë për një marrëveshje me FMN-në. Ka kohë që flitet për mundësinë e riorganizimit të kabinetit të Brnabiq. Kryeministrja serbe ka thënë se “kushdo që nuk është në gjendje të japë të gjitha nga vetja”, do të shkarkohet nga kabineti i saj. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të ketë ndryshime në kabinetin qeverisës, por se për momentin, pritoritet është zgjidhja e “nyjes së Kosovës”, duke iu referuar kështu përpjekjeve të Serbisë për të përmirësuar raportet me Kosovën, si pjesë e përpjekjeve drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Arbër Pajaziti APN nuk e përkrahim Shaip Kamberin për bartës të listës shqiptare Kryetari i Degës së APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, në një deklaratë dhënë për …