Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Gazetari i njohur Jeton Ismaili ju ka drejtuar sonte Këshilltarve të Kuvendit Komunal me një letër të hapur mbi çështjen e medjave dhe anulimit të konkursit në Komunën e Bujanocit. Ky është shkrimi i plotë z.Ismaili Letër e hapur: Këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Bujanocit Është koha të reflektoni për çështjen e mediave Të nderuar këshilltarë të Kuvendit Komunal, Po e marrë këtë barrë që në emër të gazetarëve dhe punëtorëve tjerë medial (besoj shumicës) të përcjell këtë brengë dhe në të njejtën kohë të kërkojë nga ju të gjeni zgjidhje për çështjen e finansimit të projekteve të përmbajtjeve mediale. Siç jeni në dijeni, kohë më parë, Administrata Komunale kishte shpallur Konkursin për finansimin e projekteve që kanë të bëjnë me realizimin e interesit publik në fushën e informimit për vitin 2020 në vlerë prej 3.8 milionë dinarëve nga gjithsejt 5 milionë të parapara për këtë vit në këtë pozicion. Me arsyetim të dorëheqjes së kryetares së komisionit, ky konkurs është anuluar ndërsa me rishikimin e buxhetit në seancën e fundit të Këshillit Komunal, këto mjete nuk figurojnë më. Mund të jeni poashtu në dijeni se, duke u bazuar në Ligjin për Informim dhe Rregulloren për finansimin e projekteve në fushën e informimit, administrata lokale nuk ka të shlyera obligimet ndaj disa mediave që përkojnë me realizimin e projekteve për këtë vit. Andaj, është momenti i fundit që ju si të zgjedhurit e popullit kësaj çështje t’i jepni zgjidhje. Këtë të premtë, ju e keni fjalën e fundit nëse do ta përkrahni rishikimin buxhetor në këtë formë apo do të kërkonit ndryshime. Mos harroni se janë mediat që kanë bërë që zëri juaj të dëgjohet edhe më shumë. Janë mediat që kanë bërë që të tjerët të dijnë më tepër për punën dhe angzhimin tuaj se sa më parë. Kjo nuk do të thotë se mediat dhe gazetarët kërkojnë lëmoshë. Ata nuk po i‘u drejtohen një qendre për asistencë sociale, por një institucioni i cili është më i larti në nivel komune. Këtë po e bëjnë vetëm në kërkim të realizimit të të drejtave të tyre dhe përmbushjes së obligimeve buxhetore për këtë vit. Jemi shumë të vetëdijshëm për gjendjen finansiare në llogaritë e komunës por besoj se gjithë vlera e projekteve mediale është e barabartë me një rrugicë pak më të gjatë asfalti. Kështu që, nëse ka pak vullnet, të premten, bashkërisht, këtë problematikë mund ta zgjidhni me tepër lehtësi. Kjo gjë nuk kërkon implikime politike, nuk është çështje e asnjë partie, por është në favor të mbrojtjes së interesit publik përmes informimit. Kjo nuk do të thotë se do t’ju kursejmë nga kritikat kur gaboni por nuk do t’jua fshehim as meritat kur punoni drejtë. Ju dëshirojmë punë të mbarë! Me respekt, Jeton Ismaili-gazetar P.S.: I kërkoj ndjesë kolegëve për këtë hap, por duke pasur parasysh përvojën time pak më të gjatë se shumica prej tyre, ndjeva obligim moral të veproj në këtë mënyrë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Vërshime në Gjilan, qarkullim vetëm me vetura (Foto) Reshjet e shiut që kanë shoqëruar sot disa pjesë të vendit tonë kanë shkaktuar …